FOTO/ Noizy hipën mbi makinën e tij luksoze duke kërcyer, ‘çmenden' fansat e tij

FOTO/ Noizy hipën mbi makinën e tij luksoze duke kërcyer, ‘çmenden' fansat e tij

19:15, 24/05/2018
A+ Aa A-

Reperi i famshëm shqiptar Noizy është duke kaluar ndoshta një nga periudhat më të suksesshme në karrierën e tij.

Ai është padyshim reperi më i dashur dhe më i kërkuar shqiptar, dhe kjo i përkthehet automatikisht në para, të cilat i mundësojnë të bëjë një jetë të mbushur me luks, që nga makina e kushtueshme deri te lokale të ndryshme në Tiranë dhe në Durrës, që janë në pronësi të tij, shkruan Syri.net.

Kjo duket se ka bërë shumë të lumtur Noizyn, i cili nuk tenton aspak ta fshehë këtë fakt. Madje ndihet aq mirë, saqë ndalon makinën në mes të rrugës, ku janë shumë fansa të tij. Ngjitet mbi makinë dhe nis të kërcejë.

Modelja bukuroshe shqiptare, Oriola Marashi, nuk kishte se si ta humbte këtë rast dhe e ka filmuar nga brenda makinës dhe më pas videon e ka publikuar në rrjetet sociale.

Më poshtë do të keni mundësinë të shikoni disa foto të shkëputura nga videoja e sipërpërmendur. / SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco