Stresi dënohet nga Gjykata pas konfliktit me Leonard Bombaj, ja masa e caktuar

Stresi dënohet nga Gjykata pas konfliktit me Leonard Bombaj, ja masa e caktuar

16:20, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një vit më parë, reperi Stresi në një aktivitet të mbajtur në Tiranë i hodhi një kovë me ujë të nxhetë regjisorit Leonard Bombaj duke e quajtur “pedofil”. Pas kësaj ngjarjeje, Bombaj ka bërë një kallëzim në prokurori kundër Stresit.

Edhe pse kishit menduar se ngjarja ishte harruar, ditën e sotme Gjykata ka dënuar Stresin me 70 mijë lek gjobë për akuzat e fyerjes dhe shpifjes.

Sipas gjykatës reperi ka 6 muaj kohë për të shlyer gjobën e vendosur.

Rikujtojmë  se konflikti mes tyre ka filluar vite më parë, kur Stresi akuzonte Bombaj se kishte përdhunuar aktoren Ajsi Xhaxhaj, e cila ka qenë pjesë e “Kripmjaltëzave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco