Robert Berisha: “Për Erën duhet të gëzojmë dhe jo të xhelozojmë”

Robert Berisha: “Për Erën duhet të gëzojmë dhe jo të xhelozojmë”

13:33, 24/05/2018
A+ Aa A-

Këngëtari i famshëm Robert Berisha ka folur për herë parë për susksesin e Era Istrefit me të cilën tashmë ka një lidhje familjare.

Me anë të një postimi në historinë e Instagram-it ai është shprehur se për Erën duhet të gëzohemi e jo të xhelozojmë, sidomos për arritjen e saj të fundit si zëri zyrtar i himnit të Kamponatit Botëror të Futbollit.

“Nuk kam asgjë kundër Dua Lipës as Rita Orës, e as Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, krenar me të gjithë shqiptarët që kanë ecur përpara e po na e zbardhin fytyrën por Era është artistja e parë që nga Kosova e cila me tekstet dhe kompozimet e saj do të arrijë shumë lart”,-ka shkruar Roberti.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco