Përdor fjalë raciste në koncertin e Kendrick Lamar, këngëtari e fton gruan në skenë

Përdor fjalë raciste në koncertin e Kendrick Lamar, këngëtari e fton gruan në skenë

09:04, 24/05/2018
A+ Aa A-

Një grua e bardhë që u bë pjesë e koncertit të Kendrick Lamar është refuzuar nga publiku pasi përdorte fjalën “zezak” në skenë.

Reperi Lamar ftoi gruan, e cila identifikoi veten vetëm si “Delaney”, për të kënduar M.A.A.D City gjatë performancës së tij në Festivalin Hangout në Alabama.

Por Kendrick e ndaloi pasi ajo vazhdimisht e përdori fjalën “zezak”, e cila dëgjohej shumë herë në këngën e tij. Ndërsa turma reagoi me zemërim, Kendrick i tha asaj që të mos e përdorte më.

Turma në Gulf Shores, Alabama, filloi të shqetësohej kur dëgjonte gruan duke kënduar përsëri të njëjtën fjalë që konsiderohet si raciste.  Ajo kërkoi falje, duke thënë: “Oh, më vjen keq, a kam bërë këtë?” Kendrick i kërkoi audiencës nëse duhet të bënte një përpjekje të dytë, dhe pavarësisht se u refuzua ai e lejoi ta këndonte sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco