'Nuk do të më mjaftojë një jetë...

'Nuk do të më mjaftojë një jetë..." Lori Hoxha përkujton të atin në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta

22:27, 23/05/2018
A+ Aa A-

Sot u bënë plot 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e drejtuesit të ‘Top Medias’  Dritan Hoxhës pas një aksidenti tragjik.

Në një ditë të tillë ku dhimbja dhe mungesa është prezent në familjen Hoxha, vajza e tij e madhe Lori ka veçuar fjalët më të ndjera në kujtim të babait të saj.

“Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë. E nuk do më mjaftonte një jetë për të folur për të. Sot në 10 vjetorin e humbjes së tij, u ula për një bisedë televizive për të ndarë me ata që e deshën dhe e vlerësuan gjithmonë pak nga jeta jonë bashkë me të. Nuk folëm për vizionarin, as për gjeniun që la shenjë në këtë vend që duam dhe për të cilin luftojmë çdo ditë. Folëm për njeriun që mbajmë ne në zemër, atë qe s’e ka njohur askush dhe jam emocionuar më shumë se kurrë në jetë. Jeta është treguar shumë bujare me ne, por çdo ditë na mungon ai. Uroj që çdokush që është duke kaluar një humbje, një ndarje, një vuajtje, një sëmundje, duke dëgjuar fjalët e mia të mos ndihet vetëm. Jo çdo gjë është siç duket, çdokush nga ne ka diçka me të cilën lufton çdo ditë. Por forca është muskul e rritet duke u ushtruar e duhet ecur përpara. Me një endërr, me hapin e kohës, gjithmonë.” shkruhet në postimin e Lorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi24/05/2018 08:07

E vertete, nuk te mjafton nje jete por vetem 3 vjet qe te shkaterrosh gjithcka qe ngriti babai jot. Gjithe pasioni, endrra dhe vizioni i tij ishte top channel. Ne fare pak kohe e kthyhet ne nje kioske banale, ordinere ku nuk ka asnje pofesonist te vetem ne ekran. Babai jot do ulerinte nga dhimbja me kete qe po beni cdo dite me ate televizion. Trashegimtare te pergjegjshem nuk rrine ne instagram ku pervec veshjeve te shtrenjta, nderhyrjeve me silikon dhe shpenzimit te shfrenuar te parave nuk bejne asgje tjeter per te treguar se duhet pune e jo shitje p... Trashegimtare te nje televizioni kombetar qe nuk eshte me prone vetem private , duhet te ishin te pergjegjshem te mos tregojne ne rrjete sociale se si shpenzojne miliona neper bote kur u ka falimentuar endrra e bababit por punojne fort. Se pari per shlyerjen e borxheve e te kredive . Se dyti per korrektesine me njerezit qe punoni e se treti per te respektuar babane. Ne te kundert hiqni dore e vazhdoni te prishni ato leke qe ju kane mbetur pa punuar asnje dite.

Shto koment

Denonco