Zbulohet se ku do të xhirohet projekti më i ri i Butrint Imerit

Zbulohet se ku do të xhirohet projekti më i ri i Butrint Imerit

08:08, 23/05/2018
A+ Aa A-

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Butrint Imeri duket se është në kulmin e karrierës së tij.

Kënga e tij më e re e quajtur “Ma Cherie” ka vetëm 1 javë që është publikuar dhe falë votave të fansave menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 53-të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për median kosovare Butrinti ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri për të cilin nuk ka zbuluar detaje përveç vendit të klipit.

Sipas këngëtarit, klipi i prurjes më të re është më i shtrenjti që ka paguar ndonjëherë dhe do të xhirohet në Tajlandë, vendi ekzotik me bukuri të hatashme natyrore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco