Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

E motra godet sërish Meghan menjëherë pas dasmës, tani i përmend nënën

E motra godet sërish Meghan menjëherë pas dasmës, tani i përmend nënën

21:38, 22/05/2018
A+ Aa A-

Sulmi i fundit ndaj Dukeshës së të Sussexit, Meghan Markle vjen vetëm 48 orë pas martesës dhe është nga e motra e saj.

Samantha Grant, e cila vetëm së fundi po përdor mbiemrin Markle, ka akuzuar nënën e Meghan, Doria Regland, se ishte pikërisht ajo që u ka shitur mediave fotot e Princ Harry me të bijën.

Akuzat erdhën në kohën kur Ragland u vlerësua shumë për pjesëmarrjen në dasmën mbretërore pavarësisht se ishte e vetmja anëtare e familjes.

Motra e Meghan nga babai, pretendon se Doria Ragland, ishte përgjegjëse për rrjedhjen e fotove në media.

“Madje  Doria arriti të fliste me Oprah dhe disa nga fotot e para të saj vetëm ajo mund t’i kishte pasur’, shkruan Grant në Twitter.

Gjysmë-motra e cila nuk u ftua në dasmë, shkruan rregullisht për Meghan, dhe për këtë ka publikuar edhe një libër me titullin ‘Ditari i motrës së Princeshës Pushy’.

Ndërkohë 64 vjeçarja Doria Reglan nuk ishte reaguar pas zbulimit të lidhjes së të bijës me princin britanik.

Janë të shumtë ata që e akuzojnë Samanthan për kërkim të vëmendjes.

Ndërkohë thuhet se Doria do të realizojë një intervistë me Oprah, e cila ende ndodhet në Londër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco