Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Billboard Music Awards' këngëtarët mbajnë fjalim prekës për Avicii-n

'Billboard Music Awards' këngëtarët mbajnë fjalim prekës për Avicii-n

08:28, 22/05/2018
A+ Aa A-

Ndarja e parakohshme nga jeta e Dj dhe producentit të famshëm Avicii më 20 prill është ende i freskët për ata që kanë punuar dhe që kanë qenë miqtë e tij në industrinë e muzikës.

Edhe në eventin e rëndësishëm të “Billboard Music Awards” u mbajt një fjalim prekës për të dhe u përçua një mesazh për të gjithë ata që vuajnë nga çrregullimet mendore.

Grupi dhe Chainsmokers dhe këngëtarja Halsey kanë emocionuar publikun teksa kanë kujtuar muzikën, artin dhe talentin e 28-vjeçarit të ndjerë. Për ta Avicii ishte jo thjesht një mik por një artist që frymëzoi të rinjtë me këngë për shpresën dhe dashurinë dhe që me muzikën e tij do të jetojë përjetësisht.

Ata e mbyllën fjalimin e tyre duke thënë se duhet t’u qëndrojmë pranë miqve tanë dhe të kujdesemi për ta ashtu siç bëjnë vetëm familjarët pasi ata, ashtu si edhe Avicii, mund të kenë probleme për të cilat e kanë të vështirë të flasin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco