Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këngëtarja serbe habit me deklaratën: Ky është viti i shqiptarëve

Këngëtarja serbe habit me deklaratën: Ky është viti i shqiptarëve

16:08, 21/05/2018
A+ Aa A-

Javën që lamë pas, këngëtarja e famshme serbe Jelena Karleusa, dha intervistë ekskluzive për Prive.

Duke folur për raportin politik Kosovë-Serbi, këngëtarja u shpreh të mos i interesonin politikat ditore të të dyja shteteve, ngase sipas saj ato nuk përfaqësojnë realisht opinionet e popujve të të dyja vendeve dhe se muzika duhet bërë urë lidhëse mes shtetesh.

E ndër të tjerash, Karleusa u shpreh t’i pëlqejnë shumë këngëtaret shqiptare që kanë bërë famë botërore, Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa.

“Mendoj se ky është viti i shqiptarëve në botë”, ka thënë Karleusa, e cila madje shtoi se kjo intervistë, ishte paksa e rrezikshme për karrierën e saj, ngase deklaratat e tilla mund të mos priteshin mirë në Serbi. /Prive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco