Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Të dy të thjeshtë, por ja detaji që e diferencon fustanet e Meghan Markle dhe Kate Middleton

Të dy të thjeshtë, por ja detaji që e diferencon fustanet e Meghan Markle dhe Kate Middleton

21:39, 20/05/2018
A+ Aa A-

Më në fund mund të shohim ndryshim e madh midis veshjes së Meghan Markle dhe kate Middleton në ditën më speciale të dasmës së tyre. Ashtu si Kate, edhe Meghan janë komentuar gjatë në media dhe parashikimet nuk kishin fund për fustanin madhështor të ditës speciale në familjen mbretërore.

Kate Middleton ditën e dasmës së saj, mbante të veshur një fustan të qëndisur, me mëngë të gjata nga Alexander McQueen, i shoqëruar nga Cartier Halo. Kate pëlqeu më tepër një dizajn me jakë v. Detajet dhe qëndismat binin shumë në sy dhe dukeshin me të vërtetë bukur në trupin e Kate.

Image

Meghan Markle, ditën e sotme zgjodhi fustanin më të mrekullueshëm të jetës së saj. Një fustan me mëngë të mahnitshme, të cilat janë dizenjuar nga Claire Wright Keller për Givenchy. Eksperti mbretëror i dasmës dhe dizenjuesja e dasmës Caroline Castigliano, fillimisht parashikuan se Meghan do të vishte një fustan me mëngë të gjata, dantellë dhe jakë v, që do të ishte mjaft i ngjashëm me fustanin e Kate.

Image

Në vend të kësaj, fustani i Meghan ishte prej mëndafshi, i butë e i lëmuar, i thjeshtë e pa dantella, në një dizajn relativisht minimal dhe tradicional. Veshja kishte vetëm gjashtë pjesë, të vendosura në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën.

Image

Velloja prej mëndafshi e Meghan është 16.4042 metra e gjatë, shumë më e gjatë se e Kate, edhe pse e modifikuar në mënyrë të ngjashme nga lule të endura me dorë. "Velloja është një tyl mëndafshi me qëndisje dhe me lule që përfaqësojnë republikën," është shprehur Castigliano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco