FOTO/ Ish të dashurat e Princ Harryt morën pjesë në dasmën mbretërore, shikoni si ishin veshur

FOTO/ Ish të dashurat e Princ Harryt morën pjesë në dasmën mbretërore, shikoni si ishin veshur

21:25, 20/05/2018
A+ Aa A-

Ditë para dasmës mbretërore ishte bërë me dije se edhe ish të dashurat e Princ Harryt do të ishin të ftuara në dasmën mbretërore, pasi marrëdhëniet mes tyre janë vërtetë të ngushta.

Ato mbërritën herët në ceremoninë e kurorëzimit të Meghan me princ Harryn dhe dukeshin shumë të lumtura.

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin dy prej ish të dashurave të Princit të cilat nderuan çiftin me pjesëmarrjen e tyre.

Image

Ndoshta ato e kanë ëndërruar një ditë të tillë, ndoshta e menduan veten si princesha, por Harry u dëshmoi se vetëm një mund të jetë e tillë, Meghan Markle.

Në çastet më të bukura dhe emocionuese të kësaj dite speciale, Harry dukej vërtet i dashuruar me princeshën e tij dhe këtë gjë nuk e pati të vështirë t’ia tregonte edhe gjithë botës.

Image

Çelsy Davy, ish-e dashura e Princit Harry, ndoqi dasmën mbretërore në Kështjellën Windsor.

Pjesëmarrja e saj tregon marrëdhënien miqësore që ajo dhe Harry kanë mbajtur që kur ata përfunduan marrëdhënien e tyre shtatë vjeçare në vitin 2011.

Davy arriti të festonte dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle në një fustan me detaje të uniformës së marinës, që përputhej me kapelën e zbukuruar plot detaje. Por, Davy nuk ishte e vetmja e ftuar.

Image

Një tjetër vajzë, Cressida Bonas, gjithashtu ishte e pranishme në këtë ditë kaq speciale, e veshur me një fustan të kuq dhe të gjelbër dhe ngjyrë trëndafili tepër magjepsës për këtë rast.

Image

Davy, 32 vjeçe, ishte e dashura e parë e Harryt. Çifti që nga takimi i tyre i parë në vitin 2004, dolën para publikut, kur ajo ishte e ftuar në martesën e princit William dhe Kate Middleton.

Aktorja 28-vjeçare ka qenë e dashura e Harryt për tre vjet.

Mendohet se çifti fillimisht u prezantua nëpërmjet Princess Eugenie.  Ajo gjithashtu, ruan miqësi të ngushtë me Princin, duke i nderuar ata në dasmën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco