FOTO/ Me të fejuarën në emision, Stresi tregon planet për martesë

FOTO/ Me të fejuarën në emision, Stresi tregon planet për martesë

19:24, 20/05/2018
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Fun Day’ me moderatore Fatma Methasani ka qenë reperi i famshëm, Stresi.

Ai foli rreth projektit më të fundit ‘GTA’ si dhe atyre të ardhshme, por nuk kishte si të mos fliste edhe për dashurinë e tij te madhe që ekziston mes tij dhe partneres.

Edhe pse në ‘Fun Day’ ai i mohoi fjalët se ka një krize në lidhjen e tij dhe bukuroshen Kejsi, ditën e djeshme në media u përfol se çifti nuk kanë marrëdhënie të mirë.

Mirëpo këto janë thjesht thashetheme dhe ata janë më të lumtur se kurrë, të tillë u shfaqën edhe në ambientet e IN Tv, pasi Kejsi ishte e pranishme edhe në studio. Me praninë e saj në emision, por jo para kamerave, Fatma ka pyetur dyshen për planet për dasmë se deri ku janë.

"A keni plane për dasem, meqenëse ju kam të dyve këtu?", pyet Fatma çiftin.

"Normalisht që po, s'mund ta lemë gjithë këtë gje, pa një dasmë", u shpreh Stresi, madje ai i bëri ftesë për dasmen publikisht moderatores Fatma Methasani.

"Duhet të jenë të gjithe të kënaqur dhe të jetë një dasmë tamam tradicionale, 100% shqiptare!”. Për detajet e dasmës dhe marrëdhënien e veçante mes Stresit dhe Kejsit e zbuloni në intervistën e tij me poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco