Eleni Foureira rrëfen tmerrin që kaloi në Eurovizion, pësoi një humbje të frikshme në peshë

Eleni Foureira rrëfen tmerrin që kaloi në Eurovizion, pësoi një humbje të frikshme në peshë

17:23, 20/05/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila përfaqësonte Qipron në Eurovizon, Eleni Foureira, ka rrëfyer se pjesëmarrja e saj në Eurovizion nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë për të.

Përveç presionit që ajo ka pasur nga Greqia për shkak të deklaratave në lidhje me origjinën e saj shqiptare, Eleni ka treguar në një intervistë për mediat greke se ka kaluar një stres shumë të madh.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja.

Po ashtu, Eleni ka rrëfyer se për shkak të stresit të shkaktuar nga sulmet personale, ajo ishte mbyllur në dhomë duke qarë për disa orë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/05/2018 23:05

Ti o Yll i ndritshëm je fituesja e vërtetë e festivalit, maja e Europës. Nuk të votuan grekët dhe fitoi Izraeli, ku e ku më poshtë se ty. Janë të gatshëm të dalin kundër bashkatdheut të tyre/Qipro veç që të mos fitojë origjinaria nga Shqipëria. Dhe këta këlyshët e komunistëve Sali/Edvin/Bushat duan ti "falin" grekëve detin tonë për pak përfitime politike personale, por kush e di sa kamiona me para korrupsioni. Rraca antishqiptarësh.

Shto koment

Denonco