Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Mundësi të mira në dashuri për... Meri zbulon parashikimin e fundjavës

Mundësi të mira në dashuri për... Meri zbulon parashikimin e fundjavës

21:52, 19/05/2018
A+ Aa A-

Parashikimi Astrologjik dt 19 dhe 20 Maj 2018 - Nga astrologia Meri Shehu

Spori i krijimit

E shtunë 16 Maj dhe lamë prapa një javë episodike ku shumë plantë lanë gjurmë të konsiderueshme.

Fusha e jetës ka ndryshuar dhe është e rëndësishme si e përshkruan harta e qiellit këtë ndryshim.

Sot kemi Saturnin në Bricjap, të kundërt në kundërshtime me Asteroidin Irida në Gaforre.

Irika ka të bëjë me dritën që do ndriçoj së brendshmi dhe shpirtërisht për të gjetur rrugën më të përshtatshme për nevojat tona më të thella.

NE Gaforre, Irida që përngjan me një ylber që lidh shpirtëroren me qielloren ngjan pak si e shurdhporia, por nen efektin e përvojës dhe të diturisë apo njohurive të Saturnit do marrë drejtimin e duhur.

Dashi do ketë mundësi të shkëputet disi nga ambienti i tij familjar për të provuar apo guxuar më shumë drejt të panjohurës.

Demi do marrë energji dhe do intrigohet nga lajmet apo informacionet që i vijnë ne përditshmërinë e tij si edhe nga takimet e ndryshme e udhëtimet.

Binjakët do mësojnë të bëjnë investime apo të marrin më shumë fitime nga puna apo mundësitë që u jepen. Sot, mund të përjetojnë mundësi të mira në dashuri.

Gaforrja e ka të nevojshme një frymëzim të brendshëm për t’u çliruar nga ujërat e veta dhe nga mbytja që i bënë mundësive.

Luani do tentojë të beje ëndrrat realitet por nëse nuk ka përvojën e duhur ndoshta edhe ëndrrat nuk arrijnë të formojnë një realitet të bukur.

Virgjëresha do ketë njohje të reja të cilat do funksionojnë mire në se vetë ato do dinë të sillen apo kane ndjesinë që njerëzit nuk duhet ti mbajnë vetëm për sa u nevojiten.

Peshorja do gjejë dritë shpëtimi nga të mirat apo punët që ka bërë pasi sot do gjenden ura lidhe ndihmuese në ekonomi e në jetë personale.

Akrepi mund të ndjejë erën e një ndryshimi apo bashkëpunimi me jashtë që lidhet me udhëtime dhe çlirim nga punët që ka bërë, por që ka ardhur momenti i ngjitjes cilësore.

Shigjetari do marrë dhurata ekonomike, por edhe do ketë çaste intime të rëndësishme të cilat do ti shijojë nëse e lejon ajo që di dhe që ka mësuar.

Bricjapi do jetë etalon për një drejtim apo krahasim dhe saktësia e tij e gjykimit do bëjë sot punë precize dhe të rregullta me përfitime të konsiderueshme.

Ujori nëse do kuptojë që mbyllja apo pritja e gjatë derisa të bëhen gjerat ashtu siç do ai do arrijë të bëjë pastaj ndryshimin e madh dhe të merret apo gëzojë jetën në të njëjtën kohë.

Peshqit mund të bëhen artistë të argëtimit krijimit apo të shpërthejnë të gjithë energjinë e tyre, por gjithmonë duke u konsultuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco