Rita Ora dhe Ermal Meta do të ndezin publikun shqiptar në fillim të qershorit, mësohen data e koncerteve

Rita Ora dhe Ermal Meta do të ndezin publikun shqiptar në fillim të qershorit, mësohen data e koncerteve

09:15, 19/05/2018
A+ Aa A-

Prej ditësh është njoftuar ardhja e Rita Orës dhe Ermal Metes në Tiranë.

Pritjes e erdhi fundi, këngëtarja do të jetë në Tiranë me datën 3 qershor, nërsa Ermal Meta do të vijë më datën 1 qershor

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar për eventet që do të mbahen në ditët e para të muajit të ardhshëm.

‘Ruaji datat sepse Qershori nis me SUPER evente! 
Ermal Meta në 1 Qershor dhe Rita Ora në 3 Qershor ju sjellin një eksperiencë të paharrueshme, së bashku me shumë artistë të tjerë të skenës tonë kombëtare, në dy netë që do mbahen mend gjatë.

Rita Ora dhe Ermal Meta, dy emra të jashtëzakonshëm të muzikës, të cilët na bëjnë gjithmonë e më shumë krenarë për rrënjet tona shqipe!

Hyrja Falas

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco