Gjithçka rreth dasmës më të përfolur të momentit

Gjithçka rreth dasmës më të përfolur të momentit

08:43, 19/05/2018
A+ Aa A-

Edhe pak orë na ndajnë nga dasma madhështore e çiftit më të përfolur të kohëve të fundit,Princ Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle.

Mediat britanike kanë dhënë shumë detaje nga ceremonia martesore, e cila do të zhvillohet sot në mesditë.

Çifti mbretëror do të kurorëzohet nga kryepeshkopi i Canerbury-it.

Ceremonia do të mbahet në ‘Kështjellën Windsor’, ku Princi Harry u pagëzua. Në orën 13:00, çifti mbretëror do udhëtojë me një karrocë në të gjithë kështjellën.

Pritja do të bëhet në sallën e ‘Shën Gjergjit’, një dhomë 180 metra e gjatë ku realizohen mbrëmje të mëdha shtetërore. 

Për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të Megahn, ai që do të shoqërojë nusen drejtë altarit është Princi Charles.

Familja mbretërore do paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës , ku torta e veçantë me lule do bëhet nga pastiçierja më e mirë në Londër, Claire Ptak.

Në darkë, Princi Charles do mbajë një pritje private për familjen dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Ceremonia e madhe e dasmës do të transmetohet me pamje direkte nga mediat britanike që janë ftuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco