Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Spoti i Meghan që po 'turpëron' familjen mbretërore!

Spoti i Meghan që po 'turpëron' familjen mbretërore!

22:14, 18/05/2018
A+ Aa A-

E ndajnë vetëm pak orë nga ceremonia zyrtare e martesës me Princin Harry, por pikërisht në natën e fundit të “beqarisë” (edhe pse Meghan ka qenë e martuar një herë dhe është ndarë), mediet kanë rikthyer në kujtesë një spot publicitar me protagoniste pikërisht Meghan Markle.

Në vitin 2013, gruaja e ardhshme e Princit Harry të Britanisë së Madhe do të xhironte një spot për numrin e radhës të revistës amerikane “Men’s Health”, që duket se ka shqetësuar në këto orë banorët e përhershëm të kështjellës “Windsor”, por edhe shumë të ftuar.

Meghan shfaqet në këtë spot me shumë pak rroba, me të shkurtra dhe një këmishë të mbledhur pas belit, e bën disa gjeste të pahijshme për një familje mbretërore, duke shkelur syrin e duke shijuar produktin e publicitetit, një hamburger.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco