Alketa Vejsiu takon stilisten e famshme

Alketa Vejsiu takon stilisten e famshme

09:18, 27/04/2018
A+ Aa A-

Fustanet e bardha që parakaluan në sfilatën e djeshme të organizuar në Barcelonë, nga stilistja e njohur që përfaqëson një brand unik siç është Rosa Clara, i dhanë gjithë magjinë e dëshiruar ajrit të qytetit spanjoll. Silueta sensuale me efekte romantike, nuse që reflektojnë në perfeksion imazhin elegant, qëndisma dhe  detaje të dala nga mjeshtëria e artizanatit të stilistes spanjolle, bën që ky koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë për vitin 2018-të të marrë gjithë vëmendjen mediatike.

Rosa Clara është një brand lider për fustanet e nusërisë dhe ato të mbrëmjes në Spanjë, por edhe në Europë. Emri dhe fama janë një histori suksesi, si produkt i punës dhe vizionit të një gruaje të thjeshtë, por me ide të qarta në biznes. Lider në tregun europian, si edhe një nga eksportueset kryesore në tregjet e mëdha si Kina dhe Amerika Latine, tashmë prej dy vitesh Rosa Clara është brand ekskluziv edhe në showroom-in e Alketa Vejsiut dhe Class AV. Pikërisht, për të prekur nga afër bukurinë e formës femërore dhe magjinë nën petkun e këtyre fustaneve të koleksionit të ri për 2018-ën, Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e stilistes së njohur spanjolle Rosa Clara. Alketa, në një publikim të sajin në instagram nuk e fshehu kënaqësinë e prezencës dhe takimit me lideren e brandit  fantastik siç është Rosa Clara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco