Çfarë do të thotë të lindësh nën gjendje hipnoze, metoda e veçantë që kanë zgjedhur gratë e famshme

Çfarë do të thotë të lindësh nën gjendje hipnoze, metoda e veçantë që kanë zgjedhur gratë e famshme

08:34, 27/04/2018
A+ Aa A-

Dukesha e Kembrixhit solli në jetë trashëgimtarin e tretë të fronit mbretëror dhe në rrjetet sociale, nuk po flitet për asgjë tjetër veçse për mënyrën sesi nëna e tre fëmijëve është ngritur dhe u ngrit edhe pas kësaj lindjeje menjëherë në këmbë ! Rreth orës së 11:00 të ditës së hënë Dukesha lindi në mënyrë natyrale foshnjen që peshonte rreth 3 kilogramë e 900 gramë dhe shtatë orë më pas ajo u shfaq para dyerve te spitalit Lindo Ëing duke buzëqeshur, jo vetëm sikur të mos kishte lindur, por sikur të ishte kthyer nga pushimet.

Për të gjithë ju që keni pyetur se si ia ka dalë mbanë, gjinekologët japin përgjigjien për teknikën e veçantë të lindjes që ka ndjekur Kate dhe jo vetëm gjatë tre shtatzënive. 
Kate Middleton është future në një gjendje hipnoze gjatë tre lindjeve. Kjo është një teknikë e adoptuar nga nënat e famshme si Angelina Jolie, Gisele Bundchen dhe Giovanna Fletcher.

Hypnobirthing përshkruhet si "një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe antkhit. 
Hypnobirthing është bazuar në hulumtimin e Dr Grantley Dick-Reid, një obstetër anglez, i cili ka publikuar tezat e tij të mbrojtura në librin "Lindja pa frikë" në vitin 1933. Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë. Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve. Pra e gjitha kjo është një teknikë e natyrshme që lehtëson dhimbjen dhe përgatit trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve, ndonëse pëdorimi i tyre nuk është plotësish i përjashtuar. LIVING 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco