Këngëtarja hidhet në gjyq, “Fenty by Rihanna” një markë e vjedhur?!

Këngëtarja hidhet në gjyq, “Fenty by Rihanna” një markë e vjedhur?!

08:02, 27/04/2018
A+ Aa A-

Duket se origjinaliteti ka humbur tashmë që u bë publike fakti që edhe “Fenty by Rihanna” është hedhur në gjyq për plagjiaturë.

Marka e famshme amerikane “Freedom United” pretendon se inicialet e koleksionit të ri të Rihanna-s në bashkëpunim me Puma janë të vjedhura.

Kjo kompani kërkoi që Puma të ndalonte menjëherë prodhimin e këtij koleksioni i cili ka produkte të ngjashme me ato të rrobave të kolegjeve. Në bluzat apo shapkat janë stampuar inicialet “FU” që përkon me “Fenty University” si edhe “Freedon United”.

Në një deklaratë të bërë nga drejtuesit e Puma, ata janë shprehur se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me plagjiaturë por vetëm me inicale, megjithatë koleksioni i Rihanna-s është tërhequr nga tregu dhe çështja do të kalojë në seanca gjyqsore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco