Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ndahen aktorët e njohur turq?! Ja kush e zbuloi të vërtetën

Ndahen aktorët e njohur turq?! Ja kush e zbuloi të vërtetën

23:02, 26/04/2018
A+ Aa A-

Telashe në parajsë?

Telenovelat turke janë kthyer në të preferuarat e shqiptarëve e në veçanti aktorët turq tani janë bërë shumë të njohur nga publiku duke filluar nga Kivanç Tatlitug, Burak Ozcivit, Cagatay Ulusoy, Baris Arduç e shumë të tjerë. Por fenomeni i telenovelave turke nuk është përhapur vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali, në vendet latine dhe më gjerë.

Aktorët turq kanë arritur të fitojnë fansa në gjithë botën dhe një prej tyre është Baris Arduç i cili është në një lidhje me Gupse Ozay. Ata u përfolën për një ndarje të mundshme në mediat turke, ndërkohë që të gjithë po prisnin kurorëzimin e dashurisë së tyre në martesë.

Por, faktikisht “largimi” i përkohshëm i tyre nuk ka patur të bëjë me ndarjen. Baris Arduç iu desh të udhëtonte për në Tajlandë për të marrë disa leksione kickboxi, ndërsa Gupse Ozay duhej të qëndronte në Stamboll.

Tashmë që Baris u rikthyer, teksa është pyetur rreth ndarjes, e ka mohuar duke thënë se nuk ka asnjë ndarje. Ata vazhdojnë të jenë bashkë, sipas mediave të njohura turke.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco