Kanye West e fshin komentin që paralajmëronte kandidimin për president të SHBA-ve

Kanye West e fshin komentin që paralajmëronte kandidimin për president të SHBA-ve

14:20, 25/04/2018
A+ Aa A-

Reperi amerikan, Kanye West duket se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Twitter që tregon simbolikisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kjo fotografi në realitet është, në të vërtetë, një imazh i posterave i para zgjedhjeve në të cilën shihet imazhi tij, së bashku me parullën “Keep America Great” dhe hashtagin e pashmangshëm # kanye2024.

Amerikani menjëherë e fshiu “tweetin” nga llogaria personale, por disa prej fansave arritën ta shpërndanin në rrjetet sociale.

Kanye West u takua më parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, pak pasi Donald Trump u zgjodh në atë pozitë dhe kishte shpallur garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

“Dhe, siç mund të kishit me mend, vendosa të kandidoj për president në vitin 2020”, tha reperi gjersa mori çmimin për arritje jetësore.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muza25/04/2018 16:22

Edhe ky ishte manget per president...

Shto koment

Denonco