Ja çfarë ndodhi me fustanin e Charlotte pasi ajo vizitoi vëllanë e sapolindur

Ja çfarë ndodhi me fustanin e Charlotte pasi ajo vizitoi vëllanë e sapolindur

10:41, 25/04/2018
A+ Aa A-

Vetëm pak orë pasi 2-vjeçarja impresionoi të gjithë botën me përshëndetjen e saj kur shkoi të takonte për herë të parë vëllanë e sapolindur, fustani që veshi, u zhduk – nuk ka më asnjë në shitje.

Ku mund ta gjesh një të ngjashëm si ai?

Bëmë mama të të ngjaj quhet kjo. Kate Middleton, 36 vjeç, është pa dyshim një ikonë fashioni dhe duket se edhe dyvjeçarja, Princesha Charlotte po ecën në hapat e saj. E njohur për natyrën sportive me të cilën e ëma e përfaqëson gjithmonë në publik, por edhe për stilin me të cilin zgjedh t’ia kombinojë detajet, Charlotte është gjithmonë IN.

Fustani pranveror, flokët e ëmbël me onde, por edhe këpucët me çorape të bardha, e bënë princeshën të frymëzojë fansat në të katër anët e botës më 23 prill, kur u shfaq para spitalit St. Mary’s Hospital në Londër.

    Vogëlushja dukej absolutisht e adhurueshme, aq sa ka thyer zemrat e të gjithë botës!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco