Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Horoskopi/ Ja çfarë ka parashikuar Astrologu i njohur Paolo Fox për ju ditët e fundit të muajit

Horoskopi/ Ja çfarë ka parashikuar Astrologu i njohur Paolo Fox për ju ditët e fundit të muajit

21:53, 22/04/2018
A+ Aa A-

Dashi-Për të lindurit e shenjës së Dashit parashikohen të reja pozitive në aspektin sentimental. Duke filluar nga dita e martë, Venusi do të favorizojë shenjën tuaj dhe, ku i dihet, mbase mund të gjeni personin e duhur për ju. Nga ana tjetër, takimet favorizohen edhe nga ndikimi i Mërkurit në shenjë. Bëni kujdes të mos ju ikin nga duart rastet e mira, sidomos të hënën dhe të martën. Këshillohet që të premten dhe të shtunën të tregoheni të kujdesshëm.

Demi-Për fat të keq Venusi do të largohet nga shenja juaj për të kaluar tek ajo e Binjakëve. Por mos u shqetësoni, sepse në aspektin sentimental gjithçka do të shkojë mirë dhe do të përjetoni një dashuri të bukur. Lërini çështjet e rëndësishme për të mërkurën dhe të enjten, atëherë kur Hëna do të favorizojë shenjën tuaj. Mos u sforconi së tepërmi të dielën, atëherë kur mund të ndiheni dhe disi nervozë.

Binjakët-A jeni gati për të përjetuar një moment romantik dhe të mbushur me pasion? Duke filluar nga dita e martë planeti Venus do të hyjë në shenjën tuaj. Do të fillojë një periudhë vërtet pozitive për sa i përket ndjenjave, gjatë së cilës do të përjetoni emocione të forta. Fati do t’ju prijë dhe në aspektin profesional, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të enjten mund të hasni ndonjë të papritur.

Gaforrj-Këtë javë Venusi nuk do ta mbështesë shenjën tuaj, por mos u shqetësoni, sepse emocionet nuk do të mungojnë dhe do të ndjeni fluturat në stomak. Do të kaloni një javë të qetë në krah të partnerit. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj vazhdon t’ju krijojë probleme dhe mosmarrëveshje në aspektin profesional. Bëni kujdes të premten, sepse mund të ndiheni disi nervozë.

Luani-Më në fund Venusi do të hyjë në shenjën tuaj. Gjatë kësaj periudhe gjërat nuk kanë ecur dhe aq mbarë në aspektin sentimental, por duke filluar nga dita e martë situata do të ndryshojë. Do të arrini të gjeni qetësinë në krah të partnerit apo do ta ndërprisni njëherë e përgjithmonë një marrëdhënie që nuk funksiononte më. Mërkuri në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për takime të reja. E marta, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë të mbara.

Virgjëresha-Situata nuk parashikohet shumë pozitive për të lindurit e shenjës së Virgjëreshës. Duke filluar nga dita e martë, Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe marrëdhënia juaj në çift do të vihet në provë. Gjendja mund të tensionohet, sidomos nëse frekuentoni dikë që nuk i pëlqen diskutimet, që ka tendencën të mos përballet me problemet dhe që është i prirur për tradhti…

Peshorja-Më në fund një lajm i mirë për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe jo shumë të mbarë për ju, gjatë së cilës jeni vënë në provë, Venusi do të kalojë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj e më në fund dashuria do t’ju buzëqeshë. Të gjitha mosmarrëveshjet me partnerin do të sheshohen dhe do të jeni më të lidhur se më parë. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj. Fundjava do të jetë e qetë.

Akrepi-Duke filluar nga dita e martë, Venusi do të kalojë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Gjatë kësaj periudhe situata nuk ka qenë aspak e lehtë në aspektin e ndjenjave, por tani gjithçka do të rregullohet dhe do të gjeni stabilitetin dhe qetësinë shpirtërore që meritoni. Bëni dhe pak durim ditën e hënë, kur edhe Hëna nuk do të ndikojë për mirë në shenjë. Ndërsa e diela do të jetë e shkëlqyer.

Shigjetari-Këtë javë Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Duke filluar nga dita e martë mund të ketë tensione mes jush dhe partnerit dhe kjo gjendje mund të vazhdojë dhe të mërkurën edhe të enjten. Mos bëni panik dhe përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët me të. Ditët më të mbara të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna.

Bricjapi-Duke filluar që nga dita e martë, Venusi do të largohet nga shenja e Bricjapit. Por mos u shqetësoni, sepse falë marrëdhënies së qëndrueshme që keni arritur të krijoni do të vazhdoni të përjetoni një situatë të qetë me partnerin edhe ditët në vazhdim. Gjendja do të jetë e vështirë në aspektin profesional. Bëni kujdes sidomos ditën e premte dhe të shtunë dhe kini gjithmonë besim në aftësitë tuaja.

Ujori-Më në fund Venusi do të fillojë të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe situata do të jetë mjaft e favorshme për ju. Nëse gjatë javëve të fundit jeta sentimentale ka qenë e mbushur me dyshime dhe keni pasur një gjendje të keqe shpirtërore, duke filluar nga dita e martë do t’i keni idetë më të qarta dhe nuk do të mungojë pasioni. Të hënën dhe të martën mund të ndiheni të rënë moralisht për shkak të pozicionimit të Hënës, por gjithsesi të mërkurën do ta merrni veten.

Peshqit-Duke filluar nga dita e martë, planeti i dashurisë nuk do ta favorizojë më shenjën tuaj. Ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të keni Hënën në pozicion të pafavorshëm. Bëni kujdes që gjatë këtyre ditëve të mos thoni diçka për të cilën të pendoheni më vonë. Fundjava premton të jetë më e mirë. Nëse keni diçka për të sqaruar, prisni më mirë ditën e diel, në mënyrë që të shmangni zënkat..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco