Avicii parandjeu vdekjen e tij, këto ishin fjalët e tij të fundit

Avicii parandjeu vdekjen e tij, këto ishin fjalët e tij të fundit

14:41, 21/04/2018
A+ Aa A-

Djali i famshëm suedez Tim Bergling, i njohur më mirë si Avici, vdiq në Muscat, kryeqytetin e Omanit. 

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, në të cilën lutet për privatësinë, nuk është përmendur shkaku i vdekjes.

DJ që u bë i famshëm në saje të hiteve “Wake Me Up”, “Levels” dhe “Lonely Together” ka pasur probleme shëndetësore. Në vitin 2014, hoqi zorrën qorre dhe tëmthin.

Dy vjet më parë, ai njoftoi se nuk do të shfaqet më për shkak të problemeve shëndetësore.

“Unë e di se unë jam i bekuar që kam mundësi të udhëtoj dhe të perfomoj në të gjithë botën, por ne po i lejojmë vetës pak kohë që të jetojmë botën reale”, kishte thënë Avicii.

Ai e filloi karrierën në vitin 2008 kur fitoi një konkurs të vetëm.

Ai u nominua dy herë për Grammy, fitoi dy MTV Awards dhe një çmim Billboard.

Një ditë para vdekjes, ai u nominua për çmimin Billboard për albumin më të mirë elektronik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco