Një lugë të vogël sheqer shtoni në shampon: Këshilla e ekspertëve i ka kënaqur femrat e gjithë botës!

Një lugë të vogël sheqer shtoni në shampon: Këshilla e ekspertëve i ka kënaqur femrat e gjithë botës!

11:58, 20/04/2018
A+ Aa A-

Dermatologia Francesca Fusco konsideron që nëse i shtoni pak sheqer shamponit do të jetë truku më i mirë për bukurinë dhe shëndetin e flokëve.

Pak a shumë, të gjithë e dinë që sheqeri është i dëmshëm për organizmin tonë dhe përdorimin e tij duhet përkufizuar maksimalisht, mirëpo disa ekspertë megjithatë këshillojnë aplikimin e sheqerit – jo në ushqim, por në higjienë.

Njëra ndër to është edhe mjekja Francesca Fusco, dermatologe, e cila konsideron që nëse i shtoni pak sheqer shamonit do të jetë truk për bukurinë dhe shëndetin e flokëve.

Sipas mendimit të saj, në gjithë shishen duhet hedhur një lugë të vogël sheqer, që do të veprojë si eksofiliant, përkatësisht për piling të butë të qimeve.

Kështu eliminohen qelizat e vdekura dhe lëkura pastrohet nga ndotjet, transmeton Telegrafi.

“Jo vetëm që në mënyrë efikase eliminon yndyrën dhe ndotjen, por sheqeri mundëson depërtim më të thellë të regjeneratorit, andaj edhe përftojmë edhe pastërti më të madhe, edhe hidratim më të mirë”, thotë Fusco.

Ajo shpjegon që pa piling të herëpashershëm flokët “ngufaten” me ndotje, andaj më ngadalë dhe më vështirë rriten.

Truket e tjera efikase të cilat dermatologët i preferojnë janë shpëlarja e herëpashershme e flokëve të yndyrta me uthull vere (një herë në muaj), si edhe përdorimin e vajrave të ndryshme në maja të flokëve para larjes në vend të regjeneratorit (një herë në javë). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco