A do të ribashkohet 'One Direction'?!

A do të ribashkohet 'One Direction'?!

10:01, 20/04/2018
A+ Aa A-

Djemtë e “One Direction” kanë shkuar në pesë drejtime të ndryshme, por gjithmonë kanë thënë se ndoshta një ditë do të ribashkohen. Dhe me sa duket, Liam Payne e ka dhënë një sinjal të tillë. “Mendoj se një bashkim do të ndodhë në të ardhmen”, – tha këngëtari gjatë një interviste për “Promiflash”.

“Ne të gjithë kemi folur për këtë dhe ëndrra për të realizuar një show është mahnitëse”. Liam u shpreh se suksesi i secilit prej djemve të grupit është edhe një arsye më shumë për t’u ribashkuar.“Meqë të gjithë janë bërë të suksesshëm edhe si solist, kjo është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të realizojmë një koncert për ta bërë grupin edhe më të madh” ,përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco