Dita më me fat në Dashuri për... Meri zbulon parashikimin e yjeve për Shën Valentinin

Dita më me fat në Dashuri për... Meri zbulon parashikimin e yjeve për Shën Valentinin

19:08, 14/02/2018
A+ Aa A-

*Parashikimi Astrologjik dt 14 Shkurt 2018

Vetëm nëpërmjet dashurisë mund të ndërtojmë një botë më të mirë.

Freskia e Dashurisë

Sot një dite para eklipsit të Diellit në Ujor dhe Afërdita Planeti i Dashurisë është në Peshk afër me Asteroidin IVI.

Në Mitologji IVI është vajza e Zeusit dhe Ires. Megjithëse nuk duket se bënte pjesë në 12 zotat e Olimpit, ishte ajo që u dha Nektar zotave që të duken të rinj dhe të freskët në përjetësinë e tyre.

IVI u martua me Herkulin dhe kjo si dhurate që i bëri Zeuzi dhe Ira Herkulit për të gjitha shërbimet dhe peripecitë e tij.

Në gjuhen astrologjike Ivi tregon rininë, pafajësinë dhe sjelljen erotike jo të rafinuar.

Lidhja me qe bën sot me Afërditën Romantike tregon që në jetën tonë duhet të shtojmë Dashuri dhe Eros.

Erosi është shkëndija që na mban të rinj, mbushur me ëndrra, qëllime dhe ëndërrime.

Dashi do ketë një freskim dhe rilindje shpirtërore, duke marrë fuqi dhe dashuri të brendshme si frymëzim.

Demi do kërkoj pasionin dhe rigjenerimin në shoqëri, në dalje, takime interesante dhe punë në grup. Do ketë një njohje në shoqëri që e josh.

Binjaket do çlirohen nga pengesat dhe nga kompleksitet, duke u shprehur shpirtërisht dhe emocionalisht në një lidhje. Do bëjnë deklarata dashurie serioze.

Gaforrja do kujtojë lartësinë e ndjenjave dhe do vlerësojë më shumë personat qe kanë pasur shansin ti tregojnë ndjenja të pastra.

Luani do tentojë të kalojë një nate të qetë, romantike, shumë shpirtërore, por të fshehtë dhe pasionante. Asgjë nuk duhet të deklarohet.

Virgjëresha do tentojë më shumë partneritetin apo lidhjen dhe besnikërinë në çift, pasi vetëm aty do ketë shansin të ndjehet e vlerësuar.

Peshorja do jetë gjate gjithë kohës e përkushtuar ndaj vetes dhe ndonjë pune ku gjen frymëzim apo persona që e ngrëne emocionalisht dhe shpirtërisht.

Akrepi ka ditën më me fat në Dashuri dhe kjo pasi Afërdita e ndihmon të kalojë bukur dhe në mënyre romantike. Zhgënjimi vjen në raste shumë të rënda.

Shigjetari do ketë mundësi të kalojë mirë me njerëz të afërt të familjes dhe të japë e të marre dashuri aty më shume se në çdo vend tjetër.

Bricjapi do marrë mesazhe të bukura dashurie, mirëkuptime apo do ketë takime shume interesante dhe njohje shume erotike.

Ujori do bëjë shpenzime për të rënë në sy apo për tu ngritur më shumë nivelin e pamjes në sy të të tjerëve duke u bërë partneri ideal në kërkim.

Peshqit do kenë shansin të rigjenerohen vetë dhe të freskojnë ndjenjat në mënyrë që kjo ditë tu përkasë për shumë kohë dhe me afat të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco