Së shpejti video-loja 'Game of Thrones' për celularë

Së shpejti video-loja 'Game of Thrones' për celularë

14:41, 13/02/2018
A+ Aa A-

Shumë shpejt do të jetë në dispozicion për celularë loja e bazuar në serinë e famshme “Game of Thrones”.

“Behaviour Interactive” ka arritur marrëveshjen me HBO për prodhimin e video-lojës për iOS dhe Android, transmeton tch. Mësohet se do të jetë një lojë strategjie dhe që mund të shkarkohet falas.

Për momentin, nuk ka më shumë informacione rreth kësaj video-loje.

“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.

Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.

Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serisë me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.

Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e shout, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco