VIDEO/ Trondit Drilon Hoxha, akuzon rëndë Agron Llakajn: Ai më pengoi të isha ...

VIDEO/ Trondit Drilon Hoxha, akuzon rëndë Agron Llakajn: Ai më pengoi të isha ...

18:14, 10/12/2017
A+ Aa A-

Drilon Hoxha aktori i ri dhe i talentuar shqiptar u bë i njohur për herë të parë në shfaqjen televizive, “Ti vlen”, ku u vlerësua nga juria për talentin e tij, si “imitues”.

Disa vjet më pas, në moshën 19-vjeçare ai mori pjesë në spektaklin “Albania Got Talent”, përsëri si imitues dhe po atë vit aktori i ri u përzgjodh në një nga shfaqjet më të mira të humorit “Portokallisë”, duke imituar ish liderin demokrat, Sali Berisha.

Por mesa duket ky fakt nuk i ka pëlqyer ish drejtuesit të Portokallisë dhe aktorit të famshëm, Agron Llakaj.

I ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, të Rudina Dembacaj Hoxha ka thënë se Agroni e ka penguar të bëjë karrierë në Portokalli.

”Unë kisha qejf të hyja tek Portokallia, por ka qenë një kolegu im edhe i joti aty, që s’po ja përmendim emrin dhe ky na u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim më çoi deri në gjysëmfinale dhe aq.

Ky zotëria na kërkoi një gjest më të madh duke thënë po se bëra unë Berisha nuk bëhet”, ka thënë Hoxha për Llakajn./revistawho.com.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco