Alketa Vejsiu i kushton dedikimin prekës të ndjerit Aleksandër Lalo në 'Dance With Me'

Alketa Vejsiu i kushton dedikimin prekës të ndjerit Aleksandër Lalo në 'Dance With Me'

22:57, 20/11/2017
A+ Aa A-

U nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare kompozitori i mirënjohur, Aleksandër Lalo.

Televizioni Klan e ndërpreu transmetimin e spektaklit "C'est la vie" i cili ishte regjistruar pak ditë më parë, ndërsa sot "Dance with me" ka nisur me një dedikim për kompozitorin e ndjerë.

E veshur komplet me të zeza, në një sfond errësirë, Alketa Vejsiu i dedikoi disa fjalë të ndjera dhe mirënjohje Aleksandër Lalos.

"Mjeshtri Lalo thoshte gjithmonë se muzika e mbetur në kohë është muzika që nuk harrohet kurrë. Për dimrin e tij të fundit, dhe për dimrin e fundit që nuk do të harrojmë kurrë shumë dashuri dhe respekt për Aleksandër Lalon", u shpreh Alketa.

Më pas balerinët performuan me melodinë e filmit "Dimri i fundit", e kompozuar nga mjeshtri i madh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco