Labi zbulon arsyen pse nuk i ftoi në dasmë Getin dhe Marinën

Labi zbulon arsyen pse nuk i ftoi në dasmë Getin dhe Marinën

10:56, 19/11/2017
A+ Aa A-

Moderatori i njohur Labinot Gashi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” të moderatores Luana Vjollca.

Në rubrikën e pyetjeve pikante, Alban Ramosaj si konkurrenti tjetër vendosi ta thumbojë me një pyetje moderatorin e njohur.

Ramosaj pyeti Labin se cilën nga dasmat e personazheve VIP e ka “xhelozuar”, duke qenë se të tilla ka pasur shumë këtë vit.

Dhe Labi në fakt, vendosi të tregojë se në një nga çiftet më të përfolur këtë vit, i ka ngelur hatri.

Bëhet fjalë për Getin dhe Marinën, të cilët nuk e ftuan në dasmën e tyre, dhe për ketë arsye edhe Labi nuk I ka ftuar ata në dasmën e tij.

Prezenca e motrës në këtë emision, prezantueses Luana Vjollca, bëri që të krijohet një situatë paksa e sikletshme, megjithatë u mundua të arsyetohej duke thënë: “Po ç’faj kam unë? U arsyetove mirë që s’më ftove”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco