VIDEO/ Historia e veçantë e çiftit shqiptar që do t’iu zbukurojë ditën

VIDEO/ Historia e veçantë e çiftit shqiptar që do t’iu zbukurojë ditën

10:07, 19/11/2017
A+ Aa A-

Dashuria nuk ka kushte dhe si e tillë duhet manifestuar në format më të ndryshme, ashtu sikur Suela dhe Florenci kanë bërë.

Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria që janë dashuruar prej disa kohës dhe dashuria e tyre i ka mbijetuar edhe pengesës”që ndoshta shumë kush nuk do ja kishte dalë.

Vetëm një muaj para martesës Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.

Ky është vetëm fillimi...

Një i njohur i çifit ka treguar për Syri.net:

Suela ne moshen 18 vjece fejohet me nje djale te quajtur Florenc 23 vjec, gjerat shkonin shum mir dhe ate ishin shume te  dashuruar me njer-tjetrin.

Pas dy vitesh ata vendosen te martohen  por pak dite para marteses Florenci  aksidentalisht rrezohet nga nje lartesi e madhe te nje ndertese ku punonte ne ndertim ne greqi ,dhe fatkeqsisht mbeti i paralizuar.

Ç'do gje ndryshoj ne jeten tyre, Sueles ju desh te shkonte ne greqi te kujdesej per Florencin i cili qendroi 6 muaj ne spital.

Por fal zotit pavarsisht cdo vuajtje sot ata kane gjetur lumturine sepse zoti u ka bekuar me nje vajze dhe arriten te bejne  dhe dasmen qe enderronin pas 9 vitesh ...

Ne kete videon eshte edhe jeta e tyre e permbledhur ne pak minuta....


Suela + Florenc : Wedding Story from Albert Vaja on Vimeo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco