Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Horoskopi sot dhe nesër/ Kjo shenjë duhet të ketë shumë kujdes, ju pret një sfidë e madhe!

Horoskopi sot dhe nesër/ Kjo shenjë duhet të ketë shumë kujdes, ju pret një sfidë e madhe!

09:06, 19/11/2017
A+ Aa A-

Parashikimi astrologjik për datat 18 dhe 19 Nëntor:

Janë zgjedhjet që bëjmë ato që tregojnë se çilet jemi realisht pavarësisht aftësive tona.

Kjo fund jave do jetë nën ndikimin e hënës së re në Akrep do jetë shumë magnetike ku do provokojë ndjesitë tona.

Në ditën dhe orën e Saturnit sot kjo hëne e re do sjellë edhe ndjesinë e vetmisë. Ndjesia e vetmisë do i bashkëngjitet kujdesit që tregon Akrepi si edhe forcës zotëruese të fobive apo pasioneve. Do fillojnë një cikël të ri i cili mbi të gjitha do i përgjigjet nevojave të tyre.

Keni shanse pikërisht në ketë periudhe dhe do jeni para dy zgjedhjeve:

1. Te luftoni me armiqtë tuaj të brendshëm shpirtëror dhe ta ndryshoni në diçka të mirë atë që e errëson shpirtin tuaj.

2. Të qëndroni dobët para fakteve që ndodhin duke vazhduar me hidhërimin, helmimin, zhgënjimin dhe pesimizmin.

Rruga e vërtetë drejt çlirimit do përcaktohet nga betejat që do jepni.  Mund të kapërceni marrëdhënie dhe përvoja e kujtime që e njollosin ndjenjën.

Dashi do ketë një mundësi të çlirohet nga detyrimet ekonomike dhe përgjegjësit e mëdha në jetën personale dhe nga kundërshtaret.

Demi mund të filloje një veprimtari të re apo një marrëdhënie të re bashkëpunuese. Në çift keni mundësi të një fillimi të ri.

Binjaket do kenë shansin të shpëtojnë nga lodhja dhe bllokimi i punëve apo shëndetit.

Gaforrja del nga një periudhë e mbyllur sentimentale me fobi e forcë zotëruese për ti hapur rruge një jete të bukur e pasionante.

Luani do përballet trimërisht me pengesat në një ambient delikat familjar dhe tashmë fillon një etapë e re me e bukur ndryshimesh po jo pa risk.

Virgjëresha del nga komplotet dhe inatet duke i hapur rrugë komunikimit informacionit dhe udhëtimeve e kontakteve.

Peshorja do ketë mundësi të gjejë rruge të reja për t’u çliruar nga ana ekonomike dhe bllokimi sentimental.

Akrepi është përballë një fillimi të ri në jetën e tij ku çdo gjë e vjetër dhe e rëndomte që e ka mbajtur peng largohet.

Shigjetari gjen dritë në heshtjet që i dukeshin të bllokuara dhe të mbyllura hermetikisht.

Bricjapi ndahet përfundimisht nga ndikimi i njerëzve të vështire të çilet i diktonin çdo lëvizje e qëllim.

Ujori do shikojë se në lufte ka edhe humbje, por sot fillon një etapë e mirë në lidhje me të ardhmen dhe karrierën e tij pa qenë në varësi të askujt.

Peshqit do kenë ndryshim planesh apo një rrugë të re të cilën se kishin menduar apo nuk kishin pasur kurajë ta ndiqnin. Mund të kenë çlirim ligjor e rrugë të largëta.

/Nga Zonja Meri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco