Bleona tek Ermali, me të njejtën veshje si në videot e ‘vezëve’!

Bleona tek Ermali, me të njejtën veshje si në videot e ‘vezëve’!

07:49, 19/11/2017
A+ Aa A-

E ftuara e mbrëmjes së djeshme tek ‘Xing me Ermalin’ ka qenë Bleona Qerreti, e cila ka rrëfyer përsëri mbi kërkesat që ka për mashkullin ideal. Përpos kushteve që duhet të dijë të luajë në piano, të shoqërojë Bleonën në koncerte dhe të bëjë çfarë i thotë ajo, Qerreti ka thënë dhe njëherë që vezët i ka ngrirë duke qenë se është një femër që po ndërton karrierën, e nuk mund të lërë pas gjithçka vetëm se po i ikën ora biologjike.

“Nuk bëj fëmijë me baba legen, vetëm se po më ikën koha”, ka thënë Bleona, ndërsa është transmetuar video e hedhur në Instagram, ku shihet duke ngrirë vezët. Ajo çka të sheh menjëherë syri, është fakti se si në video, ashtu dhe në studio, Bleona shfaqet me të njejtën paraqitje! Jo vetëm fustani, por edhe bizhuteritë janë të njejtat, aq sikur duket sikur këngëtarja ka shkuar tek Ermali direkt pasi ka mbaruar proçesin e ngrirjes së vezëve…


Fustani i mëndafshtë rozë, byzylyku dhe varësja ngjyrë ari mbeten të pandryshuara, ndërsa duket se Ermalit i ka shpëtuar ky detaj. Mesa duket, mbetet paraqitja e preferuar e Bleonës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco