Sot shënohen plot 582 vite nga Beslidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, e cila u mbajt më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës.
Besëlidhja e Lezhës ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve, Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte.
Në qendër të Kuvendit ishte bashkimi i të gjitha forcave në luftën kurndër perandorisë Osmane. Pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu filloi ta organizonte Ushtrinë e Lidhjes në dy pjesë: forcat e përhershme dhe nga ato që do të mobilizoheshin në rast lufte. Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut.
Kjo Besëlidhje, ishte edhe një akt emanicipimi i princave shqiptarë, i cili hodhi themelet e bashkimit kombëtar.
© SYRI.net