Dita kur Etiopia sfidoi Musolinin dhe bashkoi botën afrikane

Dita kur Etiopia sfidoi Musolinin dhe bashkoi botën afrikane

15:04, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me 3 tetor 1935, Etiopia, një nga dy kombet e vetme afrikane të pavarura në atë kohë, u pushtua nga Italia fashiste e Benito Musolinit. Italianët kërkonin hakmarrje për disfatën e tyre poshtëruese ndaj Etiopisë mbi 40 vite më parë dhe kryen mizori të panumërta ndaj këtij shteti të pavarur afrikan.

Gaz helmues, bombardime ajrore, flakëhedhës dhe kampe përqendrimi u përdorën kundër popullit etiopian të keqpajisur.

Indinjata e popullsisë me ngjyrë në mbarë botën u bashkua. Lidhja e Kombeve, pararendësja e OKB-së, u kritikua ashpër për furnizimin me armë të Italisë dhe jo të Etiopisë. Veprime të tilla konfirmuan dyshimin e afrikanëve të zinj se lufta kishte motiv racor dhe synonte të shuhej drita e fundit e fuqisë afrikane në botë.

Image

Nga Kingstoni nĂ« Johanesburg, nga Detroiti nĂ« GanĂ«, nga Port-of-Spain nĂ« Paris, burra dhe gra me ngjyrĂ« u ofruan tĂ« shkonin tĂ« luftonin nĂ« mbrojtje tĂ« EtiopisĂ«. Dhe ndĂ«rsa betejat zhvilloheshin mes etiopianĂ«ve dhe italianĂ«ve nĂ« AfrikĂ«, pĂ«rplase shpĂ«rthyen midis njerĂ«zve me ngjyrĂ« dhe italianĂ«ve nĂ« rrugĂ«t e Nju Jorkut. NĂ« AfrikĂ«n e Jugut, punĂ«torĂ«t me ngjyrĂ« nisĂ«n njĂ« marshim tĂ« gjatĂ« nĂ«pĂ«r kontinent pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« vĂ«llezĂ«rve tĂ« tyre afrikanĂ« nĂ« Etiopi.

Gjetiu, ish-ushtarakë braktisën shtetësinë e tyre europiane dhe amerikane për të vënë në shërbim përvojën e tyre ushtarake në mbrojtje të Etiopisë. Perandori etiopian në mërgim, Haile Selassie, u bë një figurë pothuajse legjendare për shumë njerëz. Kurrë s'ishte parë një ndjenjë kaq e fuqishme e panafrikanizmit në mbarë botën.

Dhe megjithëse Italia ia doli ta pushtonte kombin afrikan, njerëzit me ngjyrë kudo në botë do ta vazhdonin betejën deri sa Etiopia të ishte përsëri e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco