19-11-2019

Një atentat me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.

Nga atentati, ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoji dhe tre persona të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, reagon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. 

Sipas tij, Rama e mbajti fjalën duke e ndëshkuar prokurorin me plumb.

Reagimi  i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.
Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile

19-11-2019

Nga Tritan Shehu.

Kryeministri Conte ne konferencen e perbashket per shtyp percakton Shqiperine nen “nje krize te thelle e te zgjatur politike e institucionale”, duke i thene keshtu te gjitha, qe nga “Kuvendi” anti kushtetues, te shkaterrimi i pushtetit lokal si pasoje e farses zgjedhore te 30 Qershorit, te mungesa e gjykatave kryesore, institucioneve te tjera e deri te problemet e medha politike te vendit qe te gjitha bashke kane dhene nje deformim te thelle te demokracise.

Nen nje shqetesim te thelle te tij dhe te Italise mike per keto si dhe per krimin, trafiqet etj, ai i kujton maxhorances pergjegjesite e i kerkon te ndermare hapat per zgjidhjen e kesaj krize, duke evokuar qartesisisht faktin se kjo mund te zgjidhet vetem me opoziten, dhe si te tille ai pa dyshim definon ate me te cilen “dialogoi” ne Tirane nepermjet takimit me Z.Basha.

Rama, qe ishte vetem dy metra larg Contes nuk “degjon” asgje, ai vazhdoi te flase per “sukseset” e Rilindjes dhe akoma me keq provokoi Kryeministrin italian kur ju pergjigj se “reforma zgjedhore do te realizohet ne Kuvend”, pra me veht vehten!!!

Por ai harroi nje thenie te vjeter, “zullumi keputet duke u trashur”, dhe ne fakt ai tashme eshte “trashur" se tepermi.

19-11-2019

Partia Demokratike dhe Forumi Rinor i saj organizuan sot një bashkëbisedim me të rinjtë, ku në fokus ishin problematikat e tyre dhe ajo programi i demokratëve për këtë grupmoshe.

Sipas kreut të FRPD, Belind Këlliçi, rinia ka forcën, guximin dhe vendosmërinë të për të ndryshuar këtë realitet të trishtë, të shkaktuar nga kryeministri Edi Rama.

“Të rinjtë, me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha, do të arrijnë të shembin politikën e ngritur mbi paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, politikën që ushqehet nga oligarkët që sot ndjehen të kercenuar per shkak te përfitimeve abuzive”, shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Në takimin e zhvilluar nga PD, i ftuar ishte edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së gjermane, drejtuesi i forumit rinor Tilman Kuban, të cilit kreu i FRPD, Belind Këlliçi e falënderon për fjalën inkurajuese.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Rinia ka forcen, guximin, vendosmerine per te ndryshuar kete realitet te trishte, te shkaktuar nga Edi Rama. Te rinj me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha do te arrijne te shembin politiken e ngritur mbi parate e pista te krimit dhe korrupsionit, politiken qe ushqehet nga oligarket qe sot ndjehen te kercenuar per shkak te perfitimeve abuzive. Edi Rames ia kane vene vizen shqiptaret dhe nderkombetaret dhe nuk e mbajne dot as patericat qe u hedh lemoshen e i ndersen ne llumin mediatik per “perplasje” banale. Edi Rama kap gjithmone mollen e kalbur. Asgje dhe askush se ndal rrugen tone per Shqiperine e mundesive per Shqiperine si Europa.

Me partneret tane te CDU do ta bejme realitet kete enderr!

Faleminderit Kryetari i Forumit Rinor te CDU-se Tilman Kuban per fjalen inkurajuese ????

“Gjermania ju ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politikë më të fuqishëm në botë. Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jëte kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur. Ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira”.

 

19-11-2019

Emigrantët që vijnë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Tiranës, vuajnë mungesën e një vendi të veçantë në aeroportin e Rinasit për të kryer rituale e besimit islam.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se ‘Qytetarët besimtarë muslimanë nuk kanë një vend ku mund ti luten Zotit në aeroportin e Tiranës!

‘Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha

Jetoj dhe punoj në mërgim dhe shpesh herë kthehemi në Atëdhe dhe me avion shpesh..Fakti që jam besimtar musliman kërkon që ne kohë të caktuar të ndalem për pak min dhe të kryej obligimin e faljes kundrejt Zotit,me keqardhje vërej se ne Aeroportin e Tiranës besimtarët muslimanë nuk kanë qoftë edhe një dhomë të vogël të thjeshtë per të kryer Ritin e adhurimit..Besoj që si unë mund të ketë shumë që ndajnë të njëjtin shqetësim e që në fund te fundit me cmimet e larta të biletave për shkak të taksave të larta që ky aeroport ka si shkak i atyre qe Po qeverisin tani ajo hapësirë mund të ishte paguar shumë herë..Në perëndim i kam parë të ofrohen këto kushte në spitale në aeroporte duke u dhënë keshtu mundësinë të gjithë atyre besimtarëve të të gjitha religjioneve që në mënyrë dinjitoze të kryejnë ritet e tyre të adhurimit..E ndava me Ju këtë shqetësim sepse nëpërmjet QYTETARIT DIXHITAL Ju keni bërë të mundur ti jepni në një lloj mënyre,,,zë,,, atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen..RESPEKT

 

19-11-2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një shënim në Facebook, shkruan se edhe në përpëlitjet e fundit qeveria Rama po kërkon të japë me konceision edhe ujin, me qëllim që miqtë e Ramës të përfitojnë me dhjetra miliona euro.

‘Vjedhja dhe bashkëpunimi i Ramës me një grup bandash nuk njeh kufi.

Edhe në përpëlitjet e fundit qeveria e Edvin Krimit bëhet gati të japë me koncesion edhe ujin, që miqtë e tij dhe vetë Rama të fitojnë dhjetra e miliona euro në kurriz të shqiptarëve.

Mos të harrojmë që në 2018 uji u rrit nga 45 lek për metër katror në 65 lek për metër kub, e kjo me qëllimin e vetëm; vjedhjen e qytetarëve dhe rritjen e të ardhurave.

Ndërkohë sot kuptohet pse jepet me koncesion edhe ky shërbim, i cili kishte fitime të mëdha.

Rilindja nuk njeh kufij në vjedhje dhe çdo ditë që kalon qytetarët varfërohen më shumë nga vjedhjet dhe grabitjet e kësaj bande në pushtet.’

Image

 

 

 

 

19-11-2019

Ish-kryeministri Berisha, duke ironizuar kënaqësinë që ka kapluar maxhorancën për moshapjen e negociatave, shkruan në një shënim në facebook, se duke kthyer dhimbjen në forcë, ‘Narkoshteti po përgatitet të organizoje festen e refuzimit te hapjes se negociatave!’

‘Dhimbjen e kthejme ne force!

Me mire qe nuk u hapen negociatat!

Narkoshteti do organizoje festen e refuzimit te hapjes se negociatave!

Miq, i damkosur per vdekje politike per gjemen qe i beri projektit te integrimit europian te Shqiperise, Edivin Kristaq Mafia pasi akuzoi qe ne fillim si fajtore per mos hapjen e negociatave me Shqiperine Francen dhe vendet tjera te BE dhe nderseu kunder tyre sulme te shpelara dhe amorale si te luftes se ftohte me mediat qe kontrollon te Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe tualetin e masturbimit te Kol Balles, tani ka ndryshuar qendrim.

Prej dy ditesh narkoanaliste dhe narkozyrtare ne keto media trumbetojne me te madhe se ishte fat qe na refuzuan negociatat, me mire per ne tani kuptohen arritjet tona dhe se tani jemi bere me te rendesishem.

Pra miq, mediat e kontrolluara nga Edvin Mafia rikthyen ne epiqender tezen qe shprehu vet kreu i meduzes me gojen e ndrikull Radarit, e cila do te deklaronte nje jave para samitit te Brukselit se po nuk u hapen negociatat do te jete keq per Francen dhe me mire per Shqiperine.

Kjo fushate, e neveritshme sa vet nauzeja, flitet se po i paraprine festes qe po organizon Edvin Mafia dhe dekoratave qe ai do shperndaje si mirenjohje ndaj atyre qe kontribuan ne mos hapjen negociatave! Sb’

 

 

19-11-2019

Nga Tritan Shehu.

Kryeministri ka dy mundesi: Çuarjen ne Hage te “mareveshjes se detit” ose te miratoje nje "fotokopje" te asaj te vitit 2009. Krijimi teatral i nje Komisioni, te imponuar nga takimi i tij i “perulur” me Z.Mitsotakis, per mareveshjen nderkufitare me Greqine ne hapesirat detare, nuk e shpeton dot ate nga pergjegjesite per demet qe prodhoi.

Kjo levizje eshte vetem nje “Show” tjeter i Rilindjes, si ajo qe u perdor deri nje vit me pare, kur u mendua se realiteti mund te fshihej mbas sazeve e valleve.

Rilindja mbasi shkaterroi mareveshjen normale midis dy vendeve tona te vitit 2009 per aventurizmin e saj politik si dhe per llogari te forcave te treta te jashteme, mbasi u perpoq te aktroje rolin e te penduarit me tej, sot perballe nje qeverie e kryeministri serioz te Greqise, ne menyre te pashprese kerkon te vazhdoje komedine.

Ashtu sic e kisha thene edhe atehere, perseri dhe ky impostim nuk do nuk do te kete konkretizim, por me nje ndryshim, minstrat e Qeverise se Mitsotakis nuk do te jene pjesemarese ne vallet ministeriale per vete seorizitetin e pergjegjeshmerine e saj.

Ne keto kushte ngel vetem cuarja ne gjykaten e Hages per zgjidhje me mirekuptim e ceshtjes si obsioni me i mire per neve, te qarte qe dhe rezultati prej andej do te jete inferior me ate cfare na dha marreveshja e pare, por se paku do te jete me i miri i mundeshem tashme.

Vecse nqs Rama vendos te dergoje ne Athine nje “Copy Paste” te asaj te 2009-tes!!!

19-11-2019

Nga Ylli Manjani. Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet gjithnjë e më qesharak. Tani duan të largojnë ndikimin rus. Pra, dmth paska ndikim rus dhe u dashka ta largojnë. Bravo për sinqeritetin!

Po mirë, fundja t'i largojnë rusët! Mirë do bëjnë. Le ta fillojnë me transparencën e kompanive OFF-SHORE në sektorin bankar, në energji dhe në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, në zemrën e sigurisë kombëtare!!! Të ndalojnë në vijim çdo investim tjetër off-shore, se ku i dihet mbase ka rusë aty.

Me rezoluta deklarative të tipit bolshevik nuk trembet, por joshet rusia të jetë më prezente. Në fakt duket sikur po e ftojnë Rusinë për më shumë prezencë...

Kot bëjnë si amerikanë. Monistët nuk bëhen kurrë amerikanë.

19-11-2019

Nga Qemal ÇEJKU
Anëtar i Këshilli Kombëtar të PD

Që nga dita e parë e shkollës shikojmë të punësuar pa kriter, staf ndihmës në arsim, mësues ndihmës, oficerë e policë. Çfarë po ndodh, si mundet që të rritet numri i të punësuarve në arsim? A kemi nevojë ne për oficerë, që dhe ata vetë nuk dinë se pse janë aty sepse nuk kanë asnjë plan pune apo axhendë përveç qokës së partisë si militant apo shfaqjes së propagandës së pushtetit.

Ju mendoni se arsimi ka nevojë për stafe ndihmëse (organizata të partisë socilaliste) apo rritjen e % së mbështetjes financiare duke ndërhyrë në reforma objektive, rritja cilësore në arsim nuk arrihet duke bërë qokë militantëve, por duke ngritur e investuar në ngritjen cilësore të teksteve shkollore, për të investuar në ngritjen e kapaciteteve të mësuesve me kualifikime të përhershme.

Nuk kemi nevojë për mësues ndihmës pa kriter të emëruar jashtë portaleve shumë të dashura për ju pa arsim konkret për çfarë ata emrohen, por kemi nevojë për laboratorë të të gjitha lëndëve pasi do ndihmojnë për lidhjen e nxënësit me praktikën dhe tregun ku ne jetojmë.

Nuk kemi nevojë për policë brenda e jashtë shkolle të shtetit apo të bashkisë që pozojnë rrugëve e shesheve, por ne duhet të studiojmë dhe të kuptojmë tregun dhe të orientojmë nxënësit për mundësinë dhe vendin e duhur për të studiuar dhe që të arrijmë të lidhim nevojën e tregut me kuotat që duhet të vijnë nga universitetet.

Arsimi është gjëja e parë që duhet ta mbeshtesim sepse arsimi nuk zëvëndësohet me para as me projekte infrastrukturore, mjaft më me propagandë e parada policësh brenda e jashtë, ushtarakë e civilë, por për psikologë e ambiente në shkolla për ndihmë të atyre që kemi nevojë. Nuk është arsimi vendi i militantëve sepse çfarë ikën një vit djeg një gjeneratë, ikje pas ikje po mbushim tregun Europian me nxënës, studentë, të rinj e të reja, specialistë dhe moshë aktive për punë.

 

19-11-2019

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një shënim në fcb duke komentuar takimin e Ramës në Greqi me kryeministrin grek Mitsotakis, shkruan ndër të tjera se ‘vizita e Edvin Mafisë nuk zgjidhi asgjë e megjithatë miq nuk mund të klasifikohet totalisht e dështuar sepse ajo nuk u zotërua nga puturet por nga kapistra’

Miq, nga një vizitë e njoftuar ditë më parë me pompë, në Athinë, Edvini mori si rezultat të vetëm ripërsëritjen nga qeveria greke të kërkesave të saj ndaj qeverisë shqiptare në mënyrë që Greqia të votojë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Pra vizita e Edvin Mafisë nuk zgjidhi asgjë e megjithatë miq nuk mund të klasifikohet totalisht e dështuar sepse ajo nuk u zotërua nga puturet por nga kapistra. Kryeministri grek në shenjë mirësjellje po pse jo edhe dinakërie për të mos e kthyer krejt duar bosh interlokutorin vantosh dhe duke njohur komplekset e tij, i fali diçka të madhe. Ai i dhuroi bashkëbiseduesit një kompliment të veçantë për kapistrën, të cilin Fuga me shpejtësi të rrufeshme e paraqiti para shqiptarëve me mediat e lepirësve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualetin e Kol Ballës si suksesin e radhës madhor ndërkombëtar të Edvin Mafise, liderin rajonal që ka zgjedhur të shkëlqejë me atlete, poture, kapistra pasi 6 vite në pushtet njeh vetem dështime, skandale, mashtrime me të cilat përjashtoi Shqipërinë nga procesi i integrimit në BE. sb

19-11-2019

Qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve në bregdet.

Ky është denoncimi që bën ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan se, “më datë 23 tetor 2019, Qeveria Shqiptare miratoi në Këshillin Kombëtar të Territorit Dokumentet e Nismave për Planet e Detajuara në Zona të Rëndësisë Kombëtare në zonat bregdetare të Adriatikut, përkatësisht 5 të tilla: në Baks-Rrjoll Bashkia Shkodër; në Ranën e Hedhun, Bashkia Lezhë; Në Shëngjin, Bashkia Lezhë në zonën e Tales Bashkia Lezhë dhe në zonën e Ishmit Bashkia Kurbin”.

Sipas tij, në këtë mënyrë qeveria u jep pronat dhe pasuritë e qytetarëve njerëzve të afërt të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Më datë 23 tetor 2019, Qeveria Shqiptare miratoi në Këshillin Kombëtar të Territorit Dokumentet e Nismave për Planet e Detajuara në Zona të Rëndësisë Kombëtare në zonat bregdetare të Adriatikut, përkatësisht 5 të tilla: në Baks-Rrjoll Bashkia Shkodër; në Ranën e Hedhun, Bashkia Lezhë; Në Shëngjin, Bashkia Lezhë në zonën e Tales Bashkia Lezhë dhe në zonën e Ishmit Bashkia Kurbin.

Ky është një akt i pastër vjedhjeje dhe uzurpimi i pronave të banorëve të zonës nga një qeveri e inkriminuar që kërkon të zhvillojë pa kriter zona me interes zhvillimi siç janë zonat bregdetare.

Instrumenti i Planeve të Detajuara në Zonë të Rëndësisë Kombëtare është një instrument tashmë i ligjëruar në Ligjin 107/2014 Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit por është një instrument i cili është në kundërshtim të parimeve bazë të këtij ligji siç është parimi i transparencës dhe parimi i decentralizimit dhe subsidiaritetit.

Ky instrument është i projektuar në mënyrë të atillë për të ligjëruar abuzimet e kësaj qeverie që kanë të bëjnë me zhvillimet e territorit sepse ndërhyjnë në mënyrë direkte në çështje të pushtetit vendor dhe janë procese hermetike në të cilat banorët e zonës apo aktorët e interesuar direkt, nuk kanë asnjë dijeni për zhvillimin e tyre. Në këtë mënyrë qeveria u jep pronat dhe pasurite e qytetareve njerezve te afert te kryeministrit Rama.

Image

19-11-2019

Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon me organizimin e tryezave të diskutimit, ku në fokus të tyre janë problematikat e të rijve shqiptarë.

I rradhës do të zhvillohet nesër, datë 31, ora 17:30, në selinë qëndrore të PD, ku në bashkëbisedim, përveç kreut të FRPD, Belind Këlliçi, merr pjesë kryetari i PD Lulzim Basha dhe kreu i Jugne Union (Forumi Rinor i CDU), Tilman Kuban.

“Studentët e GRUD Juridik me shumë ide, deshirë dhe përkushtim se si dhe çfarë duhet të bëjmë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Shumë ide dhe pyetje nga studentë të ndryshëm kanë ardhur për takimin e nesërm. Jam shumë optimist nga dëshira e madhe për të kontribuar në këtë proces që do ta ndryshojë njëherë e përgjithmonë realitetin e trishtë që po jetojmë sot.

Nesër, e enjte, ora 17:30, shihemi në PD, së bashku me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Kryetarin e Forumit Rinor të CDU (Junge Union) Tilman Kuban 

Shqipëria si Europa është rrugëtimi ynë i pandalshëm”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.