Pas Kroos, Gjermania humbet një tjetër veteran

Pas Kroos, Gjermania humbet një tjetër veteran

15:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

 

Pas Toni Kroos, kombëtarja e Gjermanisë pritet të humbasë edhe një tjetër veteran. Fjala është për Thomas Muller, me këtë të fundit që në ndeshjen ndaj Spanjës regjistroi paraqitjen numër 131 për “panzerat”.

E pikërisht sfida me “La Roja-n” do të jetë e fundit për sulmuesin, teksa është prestigjiozja “Bild” e cila zbulon se 34-vjeçari nuk do të grumbullohet më me kombëtaren e trajnerit Julian Nagelsmann.

Ky vendim i Muller në fakt është i pritshëm pasi në fundin e ndeshjes ndaj Spanjës, vetë lojtari u shpreh se ndoshta ajo ndaj spanjollëve ishte e fundit për të me fanellën e gjermanëve. Me Gjermaninë, Muller u shpall kampion i Botës në vitin 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco