Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta konferencë për mediat

Holandë-Angli/ Sonte caktohet finalisti i dytë, ja kush është skuadra favorite

Holandë-Angli/ Sonte caktohet finalisti i dytë, ja kush është skuadra favorite

14:34, 10/07/2024
A+ Aa A-

Anglia favorite në letër do përballet sonte në gjysmëfinalen e Evropianit kundër Holandës. ‘Tulipanët’ në vlerën e tregut vlejnë sa gjysma e ‘tre luanëve’, por gjithsesi kanë besim se do jenë ata të cilët do ta luajnë finalen e 14 korrikut kundër Spanjës.

Në Sigal Iduna Park do luhet sonte, duke nisur nga ora 21:00, gjysmëfinalja e dytë e Evropianit Holandë-Angli, me ‘tre luanët’ të ciltë kuotohen si favoritë për finalen e 14 korrikut kur i pret Spanja.

Asnjë përfaqësuese nuk ka mungesa, ndërsa kjo do jetë përballja e 23 mes dy përfaqësueseve. Anglia, që nuk ka bindur në këtë Evropian, ka 7 fitore, 6 Holanda, ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim. Deri më tani në fazën finale të Evropianit dy kombëtaret janë përballur 2 herë me njëra-tjetrën. Në 1996 Anglia fitoi kundër Holandës 4-1 në fazën e grupeve, ndërsa në 1988 po në të njëtën fazë Holanda mposhti Anglinë 3-1. Në atë kampionat Evropian më vonë Holanda do shpallej kampione, duke ngritur trofeun e vetëm që gëzon edhe sot e kësaj dite.

‘Tulipanët’ në gjysmëfinale vijnë pas fitores 3-0 në 1/8 kundër Rumanisë dhe në çerekfinale 2-1 kundër Turqisë, ndërsa Anglia edhe pse favorite si në 1/8 ashtu edhe në çerekfinale është kualifikuar me penallti. Nëse dy shtesat do ndikojnë në këmbët e lojtarëve të Southgate kjo mbetet për tu parë sonte.

Te Anglia sytë i kanë te treshja e sulmit Kane, Saka dhe Foden, por pa harruar Bellingham, ndërsa te Holanda shpresat janë te Cody Gapko, pasi konsiderohet si lojtari i ndeshjeve të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco