De La Fuente tejet i lumtur me kualifikimin: Yamal është gjenial!

De La Fuente tejet i lumtur me kualifikimin: Yamal është gjenial!

12:20, 10/07/2024
A+ Aa A-

Trajneri Luis de la Fuente nuk i ka kursyer elozhet për talentin Lamine Jamal, i cili kontribuoi në fitoren e Spanjës kundër Francës. Tekniku i “La Roja” ndërsa vlerësoi gjenalitetin e 16 vjeçarit, theksoi se kërkon nga ai që të punojë me përulësi,

“Pamë një prekje prej gjeniu nga një lojtar që duhet të kujdesemi për të! Dua të jetë me këmbë në tokë! Tani duket sikur ka më shumë eksperiencë, por unë gëzohem që është spanjoll dhe shpresoj që mund të shijojmë talentin e tij në vitet në vazhdim. Nuk ka rëndësi me kë do të luajmë në finale. Janë kundështarë të fortë dhe jemi gati. Duam fitoren!”

Ndërsa Lamine Jamal, që u bë lojtari më i ri në Europian që zgjidhet më i mirë i takimit, tregoi emocionet.

“Është krenari dhe ëndërr, të gjithë fëmijët ëndërrojnë të shënojnë një gol të tillë me kombëtren në një sfidë me rëndësi, jam i lumtur se po jetoj këtë ëndërr.”

Jamal vendosi rekord në këtë gjysmëfinale, pasi bëhet futbollisti më i ri që shënon në një kampionat europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco