Turqi-Portugali/ Luzitanët kalojnë në avantazh të dyfishtë

Turqi-Portugali/ Luzitanët kalojnë në avantazh të dyfishtë

18:31, 22/06/2024
A+ Aa A-

 21 minuta kanë mjaftuar për të zhbllokuar sfidën, ndaj Turqisë, me “luzitanët” portugezë që kanë nisur festën e tifozëve të tyre, në “Signal Iduna Park”.

Një pasim i gjatë në zonë nga Nuno Mendes është kapur bukur në zonë nga Bernardo Silva, i cili me një goditje potente mposht portierin Bayindir, duke kaluar kështu në avantazh.

Në minutën e 29, Portugalia kalon në avantazh të dyfishtë.Gafë e pafalshme te Turqia. Akaydin, dërgon në portën e tij, një top, në tentativë për të pasuar për Byindir.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco