Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme

Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme

09:52, 21/06/2024
A+ Aa A-

Hollanda dhe Franca do të përballen mbrëmjen e sotme në ora 21:00, në sfidën e dytë të Grupit D të kampionatit europian. 

Dy ekipe të mëdha, të forta në letër dhe të barabarta me pikë Holanda e Franca përballen sot në mbrëmje.

Njëra prej të dyjave kërkon t'i bashkohet Gjermanisë dhe Spanjës në raundin tjetër të Europianit. Në takimet e para, Hollanda mposhti Poloninë në minutat e fundit 1-2, falë golit të Weghorst.

Ndërsa Franca mposhti Austrinë minimalisht 0-1 prej një autogli të mbrojtësit austriak, Wober. Me dyshim është për takimin e sotëm Kylian Mbappe, pasi sulmuesi i Real Madridit theu hundën ndaj Austrisë, teksa është parë në stërvitje me maskën tricolore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco