Lajmi i fundit

LIVE/ Reforma zgjedhore, diskutime në komisionin e ligjeve

Barazimi me Shqipërinë, Modric: S’e di pse u tërhoqëm nga sulmi, kundër Italisë, ndeshje vendimtare

Barazimi me Shqipërinë, Modric: S’e di pse u tërhoqëm nga sulmi, kundër Italisë, ndeshje vendimtare

10:19, 20/06/2024
A+ Aa A-

Mesfushori dhe kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, ka komentuar barazimin e hidhur 2-2 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian:

“Në pjesën e parë nuk ishim kurrkund, hymë keq në ndeshje dhe ata shënuan atë gol. Ishte e vështirë për të luajtur. Në pjesën e dytë trajneri bëri disa ndryshime dhe ishte shumë mirë deri në pesë minutat e fundit, pastaj nuk e dimë pse ne u tërhoqëm dhe i lamë ata të na krijonin dy raste kaosi dhe shënuan një gol.

Në zonën mikse Modric shtoi:

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të mposhtim Italinë. Mund ta bëjmë nëse luajmë si në pjesën e dytë kundër Shqipërisë. Gjithashtu do të jetë shumë e vështirë kundër Italisë: ata janë të fortë dhe skuadër e mirorganizuar, me një trajner të shkëlqyeshëm. E dinim që ndeshja kundër të kaltërve do të ishte vendimtare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco