Lajmi i fundit

LIVE/ Reforma zgjedhore, diskutime në komisionin e ligjeve

'Shqipëria merr një pikë në fymën e fundit', Bicaj: Pamë një kombëtare agresive, na kanë dhuruar shumë emocione

10:10, 20/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, në Hamburg u luajt ndeshja e dytë e grupit B, mes Kroacisë dhe Shqipërisë, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Shqipëria barazoi 2-2  ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Evropianin. Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top

Për të diskutuar për ndeshjen e ndjeshme, kritikat dhe analizat mbi lojtarët iste i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri Tv, Ditmar Bicaj, ish futbollist, kampion i “Skënderbeut. Bicaj u shpreh se Shqipëria ka shumë kualitete, na kanë dhuruar shumë emocione dh gjithmonë do ketë kritika.

Ndeshja e djeshme ishte një tablo tjetër, ndryshe nga ajo e Italisë. Pamë një kombëtare agresive, pavarësisht se pjesën e dytë iu rikthyem asaj skemës, zakonit të vjetër që të kthehemi të gjithë mbrapa në mbrojtje.  Por, Shqipëria ka shumë kualitete, na kanë dhuruar shumë emocione, gjithmonë do ketë kritika por që tashmë do përqendrohemi te Spanja.

Përsa i përket kritikave ndaj Hysajt dhe Sylvinhos, Bicaj u shpreh se në futboll tifozët janë gjithmonë kritik, por presioni është i madh ndaj stafit dhe ekipit, por po e përballojnë me s’miri.

Lëvizja e Hysajt është instiktive, nga ai pres shumë dhe ai do japë më të mirën e tij. Jam habitur ditën e djeshme kur e pash në fushë, pas gjithë atij presioni nuk e prisja.

Arbër hoxha është zbulim i këtij ekipi, besoj  të gjithë janë me mua për këtë, të mirën të gjithë e duam, mjaftojnë 5 minuta për të parë të mirën, gjithashtu edhe Mirlind Daku, luan me shpirt cdo herë që vesh fanellën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco