‘Associated Press’: Një çmim i veçantë mund të shkonte për... Jasir Asanin

‘Associated Press’: Një çmim i veçantë mund të shkonte për... Jasir Asanin

09:48, 20/06/2024
A+ Aa A-

Associated Press

Nëse do të kishte një çmim për këpucët më të mira në Kampionatin Evropian të futbollit, këpucët me Super Marion, të veshura nga anësori shqiptar Jasir Asani të mërkurën, mund ta fitonin atë.

29-vjeçari Asani shkëlqeu me një palë këpucë të ndezura blu bruz me imazhin e personazhit të lojërave Nintendo gjatë ndeshjes kundër Kroacisë.

Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e Grupit B të zhvilluar në Hamburg.

Rreth 45 minuta pas fishkëllimës së fundit, ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke i veshur ato në aksion.

Asani po luante ndeshjen e tij të 15-të për Shqipërinë dhe të dytën në Euro 2024, pas humbjes 2-1 ndaj Italisë të shtunën.

Ai luan në Korenë e Jugut për Gwangju, pasi më parë është aktivizuar në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Suedi dhe Hungari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco