Lajmi i fundit

LIVE/ Reforma zgjedhore, diskutime në komisionin e ligjeve

Serbia kërcënon UEFA-n: Dëno kroatët dhe shqiptarët përndryshe…

Serbia kërcënon UEFA-n: Dëno kroatët dhe shqiptarët përndryshe…

09:40, 20/06/2024
A+ Aa A-

Ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë e cila përfundoi 2-2 dhuroi emocione të shumta ditën e djeshme. Të dyja tifozeritë krijuan atmosferë miqësore, por gjatë ndeshjes nga tribuna dëgjoheshin thirrje “vrite serbin”.  Kjo gjë bëri jehonë në Serbi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviç, bëri një deklaratë dramatike për RTS ku tha se do të kërkonte një dënim të rëndë nga UEFA për Kroacinë dhe Shqipërinë dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, Serbia do të tërhiqej nga Euro!

“Kërkojmë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më. Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë drakonike. Ne do t’i bëjmë thirrje UEFA-s për ngjarjet e sotme. Nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam ta politizojmë kampionatin”, tha Surbatoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco