Mavraj 'i jep zemër' Kombëtares para përballjes me Kroacinë: Dashuria për ju është e pavarur nga suksesi apo humbja

Mavraj 'i jep zemër' Kombëtares para përballjes me Kroacinë: Dashuria për ju është e pavarur nga suksesi apo humbja

10:46, 19/06/2024
A+ Aa A-

sh-mbrojtësi i Shqipërisë, pjesë e Europianit 2016, Mërgim Mavraj ka bërë pak minuta më parë një postim në mbështjetje të Kombëtares.

“Dashuria jonë për ju është e pavarur nga suksesi apo humbja”, shkruan Mavraj krah fotos ku mban veshur fanellën kuq e zi.

“Uniteti është i qartë. Kështu që unë besoj se kolektivi është arma jonë e vetme, por edhe arma më e madhe që kemi. Kemi lojtarë individualë që luajnë në ekipe të mira që kanë fituar edhe tituj ndërkombëtarë, si Berat Gjimshiti me Atalantën këtë vit apo Kristjan Asllani, i cili u bë kampion i Serisë A me Interin, por gjithsesi, për ne prioritet është skuadra. Ka qenë gjithmonë skuadra që ka bërë diferencën, edhe në të kaluarën dhe mendoj se ai do të mbajë peshën në Europian këtë vit”, u shpreh ish-mbrojtësi i Shqipërisë një intervistë për median gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco