Dueli me Kroacinë, Sylvinho në dilema për mbrojtjen dhe mesfushën

Dueli me Kroacinë, Sylvinho në dilema për mbrojtjen dhe mesfushën

16:31, 18/06/2024
A+ Aa A-

Kombëtarja shqiptare vijon të stërvitet intensivisht për duelin me kroatët, por pyetja që po bëhet më së shumti tani është se a do të ketë ndryshime nga 11 titullarët që pamë përballë Italisë.

Trajneri Sylvinho po bën llogaritë e tij, por pa ndryshuar modulin e lojës dhe do i qëndrojë besnik skemës së tij të preferuar, 4-2-3-1. Në portë Thomas Strakosha. Mbrojtja mund të ndryshojë, pas shumë kritikave ndaj Hysajt, Sylvinho mund të aktivizojë mbrojtësin e Rayo Vallecano, Ivan Balliun, ndërsa në qendër Ajeti së bashku me Gjimshitin dhe në të majtë Mario Mitajn.

Edhe mesfusha mund të ketë dyshime. Asllani dhe Ramadani titullarë, para tyre Bajrami, ndërsa Laçi mund të zërë vendin e Seferit. Edhe Asani, nëse nuk arrin formën optimale, do të zëvendësohet nga Arbër Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit, Armando Broja.


Kombëtarja shqiptare do të ketë dhe një seancë të fundit stërvitore dhe më pas trajneri Sylvinho do të vendosë se cilët do të jenë 11 titullarët që do të zbresin në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco