Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë për sfidën ndaj kroatëve

Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë për sfidën ndaj kroatëve

13:45, 18/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së dytë në Grupin B, ajo që do të luhet në Volksparakstadion, të Hamburugut, ditën e mërkurë.

Sylvinho e ka të gjithë grupin në dispozicion për këtë sfidë, me kuq e zinj-të, që kryen stërvitjen e plotë në grup, të hënën.
Faqja zyrtare e Uefa-s, ka publikuar edhe formacionet e mundshme për këtë sfidë, ku bie në sy se tek formacioni i kombëtares tonë ka 3 ndryshime, krahasuar me sfidën e Dortmundit, atë përballë Italisë.

Kështu, Balliu, Ismajli dhe Arbër Hoxha, sipas faqes zyrtare të Uefa-s pritet ta nisin nga minuta e parë takimin, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Ndërkohë formacioni i mundshëm i kroatëve pritet të jetë ky.
Formacioni i mundshëm i Kroacisë: Livaković; Stanišić, Šutalo, Gvardiol, Sosa; Modrić, Sučić, Kovačić; Majer, Budimir, Kramarić

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco